Bayern Munich i ka ndarë pikët në përballjen me Union Berlinin në kuadër të javës së pestë në Bundesliga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Pas vetëm 12 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Sheraldo Becker, që u asistua prek Trimmel.
Por, vetëm tre mintua kaluan dhe Bavarezët i barazuan shifrat në 1-1 me golin e shënuan nga Joshua Kimmich.
TOOOOOOOOOOR! Der Ausgleich!
♦️ #FCUFCB | 1-1 | 15' ♦️ pic.twitter.com/51aKWQ3Rvh
— FC Bayern München (@FCBayern) September 3, 2022
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën nuk u shënuan asnjë gol edhe pse raste pati.
Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Alphonso Davies, që lëshoi një goditje të fortë, por që portieri e stopoi atë.
▶️ Unsere Jungs sind wieder da, weiter geht’s!
♦️ #FCUFCB | 1-1 | 46' ♦️ pic.twitter.com/asFbaLpJRg— FC Bayern München (@FCBayern) September 3, 2022
Kampioni në fuqi u mundua deri në fund që të larfohej me tre pikë nga ky takim, por që në fund u mjaftua me vetëm një.
Pas javës së pestë, Bayern Munichu ka 11 pikë, ndërsa në xhiron e gjashtë do të ketë punë me Stuttgartin. /Telegrafi/