Bayern Munichu ka barazuar pa gola me Copenhagen në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët e nisën mirë ndeshjen, duke rrezikuar në minutën e 14-të me anë të Mathys Tel, por goditja e tij shkoi jashtë.
Në minutën e 28-të, mysafirët krijuan një rast të sigurt për gol, kur Lukas Lergaer dhe Roony Bardghji bashkëpunuan, por pa ndonjë efekt.
Një mundësi të artë shënimi e lëshoi edhe Thomas Muller (30’), ndërsa golin ia mohoi portieri kundështar.
Pause in der Arena! ⏸️
Was sagt ihr zum Spiel bisher? 👇 #FCBFCK pic.twitter.com/Tim5KEaJrK
— FC Bayern München (@FCBayern) November 29, 2023
Në minutën e 63-të, Bayern Munichu kërkoi penallti, por VAR-i sinjalizoi se loja duhej vazhduar.
Pesë minuta më vonë, Harry knae nuk ia doli të mposhte portierin e Benficës nga afërisa, duke mbetur shifrat 0-0.
Edhe në minutën e 85-të Bayerni kërkoi penallti, por që nga rishikimi në VAR, gjyqtarja Stephanie Frappart bëri me shenjë se nuk kishte asnjë kontakt.
Bayern Munichu tashmë i kualifikuar është lider i Grupit A me 13 pikë, Copenhagen dhe Galatasaray me pesë, ndërsa Manchester United me katër. /Telegrafi/