Telegrafi

Bayern Munichu merr fitore bindëse ndaj Arminia Bielefelidit

Foto: FC Bayern München/Twitter

Bayern Munichu ka triumfuar me rezultat 3-0 ndaj Arminia Bielefelidt në kuadër të javës së 30-të në Bundesliga.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Bavarezët kaluan në epërsi falë një auto-goli nga Jacob Laursen.

Arminia tentoi t’i barazonte shifrat dhe ia doli ta tunde rrjetën e kampionit në fuqi, por golin e anuloi VAR-i për pozicion jashtë loje.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Bayerni arriti ta shënonte edhe golin e dytë, tani me anë të Serge Gnabry që realizoi në minutën e 45+7, me një asistim të Joshua Kimmich.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat nuk është se nuk kishin raste, por u mungoi konkretzimi dhe angazhimi i madh, ndërsa Bayerni ia doli të shënonte vetëm një herë për 3-0.

Ishte minuta e 85-të, kur Jamal Musiala shënoi gol të bukur, për të vulosur kështu fitoren e ekipit të tij.

Pas javës së 30-të, Bayern Munichu vazhdon të jetë lider me 72 pikë, ndërsa në xhiron e 31-të do ta luaj derbin me Dortmundin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore