Bayern Munichu ka luajtur baras 2-2 të shtunën në udhëtim te Feriburgu në kuadër të javës së 33-të në Bundesliga.
Kampioni i Bundesligas e dominoi këtë takim por nuk arriti t’i konkretizonte rastet që kishte.
Në minutën e 26 Robert Leëandoëski nga pika e bardh kaloi ekipin e tij në epërsi.
Për sulmuesin polak ky ishte goli i 30-të në Bundesliga duke e barazuar rekordin e Gerd Muller që e kishte vendosur në vitin 1971/1972.
Vendasit në minutën 29-të arritën të barazonin me Manuel Gulde në 1-1 me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.
15 minute break from #SCFFCB, but can we keep talking about how good @lewy_official is at football? ⚽#Lewy40 #4EverGerd pic.twitter.com/cTCa0zVgeb
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 15, 2021
Në pjesën e dytë ishin sërish “bavarezët” që gjetën golin në minutën e 53-t me Leroy Sanen për 2-1.
A point apiece in Freiburg.
🔴⚪ #SCFFCB 2-2 pic.twitter.com/R3EHeitQH9
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 15, 2021
Por deri në fund nuk u dorëzuan nikoqirët që arritën të barazonin rezultatin në 2-2 me Christian Gunter. /Telegrafi/