Bayern Munich ka triumfuar 1-0 përballë St.Paulit në kuadër të javës së 10-të në Bundesliga.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Jamal Musiala, pas vetëm 22 minutash lojë.
Ishte një ndeshje e varfër për sa i për ketë intensitetit, duke u shënuar me pak raste.
Rasti i dytë serioz për Bavarezët erdhi në minutën e 80-të, kur Leroy Sane lëshoi një goditje, por që portieri mysafir ishte i vëmendshëm.
Bayerni ia doli ta mbante këtë epërsi, duke marrë tri pikë të reja.
Pas javës së dhjetë, Bayern Munich vazhdon të jetë lider me 26 pikë, ndërsa në xhiron e 11-të do të kenë punë me Augsburgun. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore