Telegrafi

Bayern Munichu fiton me shumë mund ndaj Copenhagen

Bayern Munichu ka fituar me shumë vështirësi ndaj Copenhagen me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, në një lojë tejet të fortë nga vendasit.

Pjesa e dytë pati një ritëm më ndryshe, derisa u shënuan tri gola.

Copenhagen kaloi e para në epërsi, kur realizoi në minutën e 56-të me anë të Lukas Lerager.

Por, Bavarezët i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Jamal Musiala, që shënoi në minutën e 67-të, me asistimin e Mazraoui.

Mathys Tel ishte heroi i Bavarezëve, duke shënuar për 2-1 në minutën e 83-të nga një asistim i Thomas Muller.

Bayern Munich është lider i grupit me gjashtë pikë, Galatasaray me katër, Copenhgane me një, ndërsa Manchester United me asnjë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore