Site icon Telegrafi

Bayern Munichu feston titullin me goleadë ndaj Monchengladbach – Lewandowski shënon het-trik

Bayern Munichu ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-0 ndaj Borussia Monchengladbach në ndeshjen e javës së 32-të në Bundesliga.

Bavarezët luajtën pa presion ndeshjen nga Gladbach pasi humbja e RB Leipzig më herët nga Borussia Dortmund i shpalli ata edhe matematikisht kampion.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi e gjitha Bayernit, i cili dominoi në çdo repart dhe shënoi plot katër gola.

Robert Lewandowski hapi serinë e golave duke shënuar pas dy minutave për 1-0, ndërsa Thomas Muller (23’) shënoi për 2-0.

Në minutën e 34-të ishte përsëri sulmuesi polak, Lewandowski që shënoi për 3-0, ndërsa Kingsley Coman (44’) çoi ekipin e tij në pushim me rezultat 4-0.

Në pjesën e dytë, Bavarezët përsëri ishin skuadër më e mirë duke shënuar edhe dy gola tjerë dhe duke marrë një fitore të madhe.

Lewandowski kompletoi het-trikun në minutën e 66-të duke shënuar për 5-0, ndërsa Leroy Sane (85’) vulosi rezultatin përfundimtar 6-0.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka 74 pikë në pozitën e parë, ndërsa Gladbach zë vendin e shtatë me 46 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Freiburgu, ndërsa Gladbachu e pret Stuttgartin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version