Klubi gjerman, Bayern Munich dhe Jamal Musiala kanë rënë dakord për një kontratë të re, me mesfushorin 21-vjeçar që zgjat qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2030.
Bavarezët kanë konfirmuar rinovimin e kontratës së yllit gjerman i cili ka shtuar qëndrimin edhe për pesë vite e gjysmë.
“Jamal Musiala ka zgjatur kontratën e tij me Bayern deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e Bayernit.
Here to shape an 𝘌𝘙𝘈. 🔴
𝘍𝘊 𝘉𝘢𝘺𝘦𝘳𝘯 and 𝘑𝘢𝘮𝘢𝘭 𝘔𝘶𝘴𝘪𝘢𝘭𝘢 extend until 2030. 🤝
🔗 https://t.co/slbGqY2KN8 #Musiala2030 #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/FgwVBuOI4Z
— FC Bayern (@FCBayernEN) February 14, 2025
Sipas gazetari të njohur Florian Plettenberg, Musiala do të fitojë 25-26 milionë euro në vit.
Christian Falk raportoi se marrëveshja përfshin një klauzolë lirimi prej 175 milionë euro.
Këtë sezon, Musiala ka luajtur 29 ndeshje për Bayernin, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 5 asistime. /Telegrafi/
𝗛𝗘 𝗜𝗦 𝗛𝗜𝗠. 🪄#Musiala2030 #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/3TnEnr6Yhj
— FC Bayern (@FCBayernEN) February 14, 2025