Telegrafi

Bayern Munichu me disa mungesa ndaj Hertha Berlinit – formacionet zyrtare

Bayern Munichu është mysafir i Hetha Berlinit për ndeshjen që luhet në rrethin e 20-të të Bundesligës.

Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin “Olympiastadion”, me dy skuadrat që tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Për këtë takim, Hertha nuk mund të llogarisë në Stefan Jovetic, Jarstein dhe Bjorkan, që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Bayerni do të jetë pa Maxi Choupo-Moting. Aphonso Daives, Leon Goretzka që janë të lënduar, ndërsa Bouna Sarr luan në Kupën e Afrikës.

Formacionet startues

Hertha Berlin: Schwolow, Pekarik, Boyata, Darida, Serdar, Maolida, Belfodil, Mittlestadt, Tousart, Dardai, Getcher.

Bayern Munich: Neuer, Coman, Gnabry, Kimmich, Lewandowski, Lucas, Muller, Pavard, Sane, Sule, Tolisso. /Telegrafi/