Bayern Munichu ka barazuar ndaj Bayern Leverkusenit me rezultat 0-0.
Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, ata qarkulluan topin dhe sulmuan vazhdimit, por nuk arritën të tregohen konkret para portës kundërshtare.
Shanset më të mira për gol në pjesën e parë i kishin David Alaba (34’), Thiago Alcantara (40’) dhe Arturo Vidal (44’).
Në pjesën e dytë Thomas Muller (54’), Vidal (58’) provuan, por të dy dështuan të jenë efikas para portës kundërshtare.
Vlen të theksohet se në minutën e 59-të u përjashtua nga loja Tin Jadvaj, e pasi lojtari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në këtë takim shqiptari Admir Mehmedi qëndroi në bankën rezervë.
Pas këtij barazimi Munichu vazhdon në pozitën e parë me 69 pikë, kurse Leverkuseni ngjitet në vendin e 11 me 36 pikë.
Ndeshja e ardhshme e klubit bavarez është ndaj Mainzit. /Telegrafi/