Telegrafi

Bayern Munich – Werder Bremen, formacionet zyrtare

Bayern Munichu dhe Werder Bremeni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Bundesliga.

Bavarezët janë nikoqir të Bremenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të kampionati gjerman, e cila zhvillohet në Allianz Arena nga ora 15:30.

Skuadra e drejtuar nga Niko Kovac vjen nga një formë pozitive dhe synon fitoren e radhës për të mbetur në pozitën e parë.

Në anën tjetër, mysafirët nuk dinë për humbje që një kohë të gjatë dhe do të synojnë rezultat pozitiv për të mbetur në garë për një pozitë që i dërgon nga garat evropiane.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Werderi nga minuta e parë luan Milot Rashica.

Bayern: Ulreich; Kimmich, Sule, Boateng, Alaba; Martinez, Alcantara; Gnabry, Muller, Coman; Lewandowski. 

Werder: Pavlenka, Augustinsson, Mohwald, Kruse, Rashica, Veljkovic, Sahin, Moisander, Selassie, Klassen, Eggestein

/Telegrafi/