Përvjetori i 105-të i Pavarësisë së Shqipërisë është shënuar përmes ceremonive të shumta të organizuara gjatë kësaj të hëne.
E urimet gjithashtu kanë ardhur nga anembanë botës, ku jetojnë e punojnë shqiptarë, por jo vetëm.
Vetëm pak orë më përpara, nga një “shkëndijë” e një fanseje të zjarrtë, faqja zyrtare e Bayern Munchen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka uruar në gjuhën shqipe Ditën e Pavarësisë për të gjithë shqiptarët.
Një urim i veçantë, nga klubi më i titulluar në Bundesligën gjermane, ekip që ka edhe një klub zyrtar tifozësh në Shqipëri.
“Gëzuar ditën e pavarësisë”, ka shkruar Bayern Munich.
Shqiptarët sot kanë festuar anëembanë festën, ndërsa nuk kanë munguar as urimet e yjeve të mëdha. /Top Channel/