Telegrafi

Bayern Munich turpëron kundërshtarin duke e mposhtur 27-0

Bayern Munichu ka fituar 27-0 kundër Rottach-Egern në vazhdën e miqësoreve parasezonale.

Bavarezët ishin të pamëshirshëm ndaj skuadrës që garon në në nivel më të ulët të Gjermanisë.

Vetëm në pjesën e parë u shënuan 18 gola, me Jamal Musial dhe Mathys Tel ishin të pandalshëm me golat e tyre.

Në 45 minutat e dytë, Bayerni vazhdoi po me të njëjtin tempo, duk shënuar nëntë gola.

Më i dalluari ishte Marcel Sabitzer, që shënoi në total pesë gola.

Duket se kampioni i Bundesligës po jep sinjale se në sezonin e ri do të jetë i pandalshëm, por që ende po synojnë të përforcojnë skuadrën e tyre. /Telegrafi/