Bayern Munich e ka fituar Ligën e Kampionëve për edicionin 2019/20, pasi në finale mposhti Paris Saint-Germain me rezultat minimal 1-0.
Skuadra franceze e filloi mjaftë mirë takimin, duke e rrezikuar portën e Bavarezëve disa herë.
Kylian Mbappe e kishte një shans të mirë në minutën e 14-të, mirëpo që goditja e tij përfundoi jashtë portë.
Rast të artë për të kaluar PSG-në në epërsinë e kishte edhe Neymari (17’), mirëpo goditjen e tij e ndali Manuel Neuer.
Në minutën e 22-të, Robert Lewandowski ishte i pafat, pasi portieri Keylor Navas ishte i mposhtur, mirëpo shtylla vertikale i mohoi golin.
Dy minuta më vonë, Hansi Flickut iu konfirmuar lajmi i hidhur nga Jerome Boateng, që nuk arriti të vazhdonte ndeshjen, ndërsa në vendin e tij u fut Niklas Sule.
Në minutën e 29-të, Ander Herrera lëshoi një predhë në drejtim të portës së Neuerit, mirëpo Leon Goretzka e devijoi topin në korner, mirë Daniele Orsato nuk e dha rivënien nga këndi.
Në pjesën e dytë, Bayern Munich ishte disi më kërkues dhe mundi i tyre u shpagua.
Në minutën e 59-të, Joshua Kimmich asistoi për Kingsley Comanin që shënoi gol të bukur me kokë në portën e Keylor Navas.
PSG tentoi më pas t’i barazonte shifrat, mirëpo skuadra gjermane nuk lejoi hapësira në mbrojtje.
Thomas Tuchel tentoi që me disa zëvendësime të kthente ndeshjen në pikën zero, e që kjo gjë ishte e pamundur.
Bayern Munichu e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të gjashtë në histori, derisa sezonin për ta mbyllet me tripletën, Bundesliga dhe DFB Pokal. /Telegrafi/
https://twitter.com/AdemolaVictor/status/1297629852787527681