Telegrafi

Bayern Munich do të kthejë trajnerin e portierëve të cilin Nagelsmann e largoi

Në janar, Bayern Munich shkarkoi trajnerin e portierëve Toni Tapalovic, që është edhe një mik i madh i kapitenit Manuel Neuer.

Tapalovic ishte trajner i portierëve të Bayernit për 11 vjet e gjysmë dhe gjatë asaj periudhe ai punoi me trajnerë botërorë si: Jupp Heynckes, Pep Guardiola, Carlo Ancelotti, Niko Kovac, Hansi Flick dhe Julian Nagelsmann.

Tapalovic u desh të largohej nga Bayern Munich për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin e atëhershëm Nagelsmann, por tani TapaloviC mund të kthehet në klub.

Nagelsmann u shkarkua në fund të marsit dhe trajneri i ri Thomas Tuchel nuk ka asgjë kundër kthimit të Tapalovic në Bayern Munich.

Kroati mund të kthehet në Bayern Munich në verë, para fillimit të sezonit të ri. Në favor të tij është fakti se e njeh shumë mirë Tuchelin dhe do të bashkëpunonte me një tjetër trajner portierësh, Michael Rechner, shkruajnë mediat gjermane. /Telegrafi/