Klubi i madh gjerman, Bayern Munichu është vendosur të bëjë një ofertë kontrate për trajnerin francez, Arsene Wenger.
Bavarezët kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin kroat, Niko Kovac, shkaku i rezultateve të dobëta dhe Wenger shihet si pasuesi i tij më i mundshëm.
Sipas mediumit britanik The Sun, Wenger raportohet se do t’i ofrohet puna e trajnerit të Bayerni për pjesën e mbetur të sezonit.
70-vjeçari kuptohet se është i hapur për të marrë vendin e punës, pasi ka dalë jashtë menaxhimit të klubeve që kur la Topçinjtë në vitin 2018.
Wenger është i vendosur për diskutime me kryetarin e Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, me gjigantët gjermanë të gatshëm t’i ofrojnë atij një marrëveshje afatshkurtër.
Ai gjithashtu do të kishte mundësinë të kërkojë për një pozicion të përhershëm, me Bayernin e vendosur të vendosë nëse do t’i ofrojë Wengerit një kontratë më të gjatë, gjatë verës, ose të vendos për një trajner të ri. /Telegrafi/