Raportimet e fundit që vijnë nga Gjermania shkruajnë se Bayern Munich mund ta largojë Carlo Ancelotti sot.
Gjermanët pësuan humbje të turpshme nga Paris Saint-Germain me rezultat 3-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Italiani mund të zëvendësohet nga trajneri aktual i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann.
Bild shkruan se kriza që e ka kapluar Bayerin ka vetëm një zgjidhje dhe problemi shihet te Ancelotti dhe sot pas dite mund të largohet.
Lojtarët e Bayernit nuk e përkrahin trajnerin dhe Arjen Robben ishte ai që refuzoi të flas për të ardhmen pas ndeshjes.
Nëse Ancelotti largohet, pritet që Willy Sagnol të marrë përsipër rolin e trajnerin përkohësisht, përpara se Nagelsmann të marrë përsipër në verë.
Nëse Carletto shkarkohet, rrezikohet Vincenzo Montella te Milani i cili është nën presion.
Ancelotti ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve më klubin nga San Siro. /Telegrafi/