Bayern Munich ka arritur të shënoj fitoren e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët triumfuan si mysafirë në stadiumin ” Constant Vanden Stock” të skuadrës belge Anderlecht me rezultat 2-1.
Golat u realizuan në këtë ndeshje në pjesën e dytë përmes Robert Lewandowskit, Corentin Tolissos dhe Sofiane Hannit.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e portave reskeptive.
Lukasz Teodorczyk (’30, ‘39) i ekipit mbretëror belg dhe Arturo Vidal ishin të vetmet raste që vlen të theksohet në 45 minutshin e parë.
Në minutat e parë të pjesës së dytë gjermanët treguan se e dëshirojnë fitoren dhe arritën të kalonin në epërsi.
Ishte Corentin Tolisso që dërgoi një pasim të saktë në të 51 minutë në drejtim të Lewandowskit, i cili nuk e shpërdori rastin e krijuar prej mysafirëve.
Por, vendasit e barazuan rezultatin përmes Hannit, i cili morri një pasim të saktë në të 63 minutë Teodorczyk.
Ai që asistoi te Lewandowski, ishte realizator i golit në të 79 minutë pasi mori një pasim të saktë nga Joshua Kimmich.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, ndeshja përfundoi me fitoren e mysafirëve, 2-1.
Vlen të theksohet se tifozët e skuadrës gjermane protestuan për çmimin e biletave, ku për tifozët e skuadrës bavareze kushtuan 100 euro.
Money being thrown on the field during Champions League match between Anderlecht and Bayern Munich pic.twitter.com/wLF2EX5wLB
— Igor Mello (@SuperIgor) November 22, 2017
Pas kësaj, Bayern zë vendin e dytë me 12 pikë në grupin B ndërsa Anderlecht nuk ka fituar asnjë pikë deri më tani. /Telegrafi/
https://youtu.be/sWAv-2Oj58Y