Site icon Telegrafi

Bayern Munich rikthehet te fitoret në Bundesliga, triumfon me vështirësi ndaj Wolfsburgut

Bayern Munich është rikthyer te fitoret në Bundesliga pas dy barazimeve radhazi.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Wolfsburgut në Allianz Arena.

Mysafirët e panë vetën në avantazh, kur në minutën e pestë Maximilian Philipp realizoi një gol të bukur për 0-1.

Por në minutën e fundit të pjesës së parë, Robert Lewandowski shënoi me kokë për të barazuar shifrat në 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë, Bayerni gjeti golin e epërsisë të parë në këtë sfidë.

Ishte përsëri sulmuesi polak Robert Lewandowski që realizoi një gol të bukur për 2-1.

Përkundër rasteve të mira që krijuan të dyja ekipet, më nuk pati gola të tjerë dhe bavarezët morën një tre pikësh të madh nga përballja me Wolfsburgun.

Me këto tri pikë të fituara, Bayerni e sheh vetën në vendin e dytë të Bundesligas me 27 pikë, një më pak se lideri Bayer Leverkusen, derisa Wolfsburg është në vendin e pestë me gjashtë pikë më pak.

Ndeshjen e ardhshme bavarezët e luajnë në udhëtim te lideri aktual i Bundesligës, Bayer Leverkusen.

Në anën tjetër Wolfsburg do të mirëpres Stuttgartin në shtëpi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version