Site icon Telegrafi

Bayern Munich publikon fanellat e reja – dominohen nga ngjyrat tradicionale

Bayern Munichu ka filluar të bëjë planet për edicionin e ri.

Përveç transferimeve të reja që dëshiron t’i bëjë në këtë verë, Bavarezët janë fokusuar edhe të fanellat e reja.

Kampioni i Bundesligës sot i ka informuar tifozët e tyre për fanellat që do t’i bartin për edicionin e ri, e që mund të thuhet se janë të bukura.

Bayerni i ka qëndruar besnik ngjyrës së kuqe që e donimin fanellën, derisa të pranishme janë edhe vijat e bardha në krahë, logo dhe në reklamën e T-Mobile.

Ato me shumë mundësi do të pëlqehen edhe nga përkrahësit e tyre që janë të shumtë në numër në mbarë botën.

Këto fanella do të përshtaten edhe në triumfin jo të largët në Bundesliga, derisa kërkojnë të triumfojnë edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version