Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Borussia Dortmund me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 24-të të Bundesligës.
Milionerët e nisën më mirë takimin me lojtarin e tyre më në formë, Erling Braun Haaland.
Norvegjezi arriti të shënojë dy herë brenda nëntë minutash.
Fillimisht norvegjezi gjeti rrjetën pas një goditje të fuqishme nga jashtë zonës që në minutën e 2-të për 1-0.
https://twitter.com/HaalandReport/status/1368254145002606597
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Haaland shënoi me një goditje me të majtën nga afër për 2-0.
https://twitter.com/HaalandReport/status/1368255766914863107
Por për ta hapur takimin u përkujdes Robert Lewandowski ai që ngushtoi shifrat në minutën e 27-të për 2-1.
https://twitter.com/LeroyStats/status/1368260403625684992
Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë, Bayern Munich fitoi një penallti.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Lewandowski që shënoi për 2-2.
Lewandowski doing the J5 hop. Jorginho is gargantuan. https://t.co/FXJE0zPdjF
— J (@ChelseaJF11) March 6, 2021
Pjesa e dytë në fillim ishte më e qetë, ku të dy skuadrat kishin vetëm nga një rast.
Bayern që po lufton për titull shtoi trysnin në fundin e ndeshjes dhe kjo iu shpërblye.
Leon Gortzka shënoi me një goditje nga hyrja e zonës në minutën e 88-të të takimit për ta dërguar Baynerin në epërsi.
From 2-0 down, Bayern comes all the way back thanks to a late goal from Goretzka https://t.co/dAM6t8ck3O
— TroopzTV (@TheRealTroopzTV) March 6, 2021
Krejt në fund kishte kohë që Lewa ta kompletonte het-tirkun, duke shënuar për 4-2.
https://twitter.com/Takipspor3/status/1368280501094670340
Bayern Munich mbetet lider me 55 pikë, dy më shumë se RB Leipzig që është në vendin e dytë. /Telegrafi/