Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Freiburgut në kuadër të xhiros së 19-të në Bundesliga.
Në minutën e 14-të ishin bavarezët ata të cilët rrezikuan të parët në këtë takim duke goditur shtyllën me anë të Jamal Musialas.
Mysafirët morën avantazhin në minutën e 15-të përmes Harry Kane i cili krijoi hapësirë për veten për ta çuar topin në rrjetë për 1-0.
Me epërsi minimale të Bayernit përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi.
🔔 𝐇𝐀𝐋𝐅-𝐓𝐈𝐌𝐄 💪
We are in the 𝐋𝐄𝐀𝐃 at the break! 🔴#FCBayern #MiaSanMia | 🔜 #SCFFCB pic.twitter.com/XN2RPtJr31
— FC Bayern (@FCBayernEN) January 25, 2025
Pasi nisi pjesa e dytë, Bayern arriti që ta gjejë edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Kim Min-Jae (54’) i cili nga afërsia realizoi me kokë për 2-0.
Fillimisht pati dyshime se a ishte goli i rregullt dhe u desh që gjyqtari ta shikojë aksionin në VAR, por në fund ai vendosi që nuk kishte asgjë të palejuar dhe goli u pranua.
Vendasit reaguan eventualisht në minutën e 69-të duke ngushtuar epërsinë me anë të Matthias Ginter që shënoi me kokë për 2-1.
Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi që ata të evitojnë humbjen dhe në fund bavarezët morën tri pikët.
Me këtë fitore Bayerni shkon në kuotën e 48 pikëve të grumbulluara në kampionat, gjashtë më shumë se Bayer Leverkuseni në pozitën e dytë që ka 42 sosh./Telegrafi/