Bayern Munich duket se nuk do ta blejë mesfushorin me tipare sulmuese të Barcelonës, Philippe Coutinho.
Ka qenë kreu i klubit bavarez, Karl-Hainz Rumenige që për “Der Spiegel” tha se Bayerni nuk e ka aktivizuar opsionin e të drejtës së blerjes së brazilianit.
Mësohet se afati për të shfrytëzuar këtë opsion tashmë ka skaduar dhe me shumë gjasa, Coutiho do të kthehet pas këtij sezoni në Katalonjë.
Braziliani pësoi dëmtim në kyçin e këmbës në muajin prill dhe nuk mund të luajë pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Nga ana tjetër, çmimi prej 120 milionë euro që Barcelona ka vendosur për brazilianin është në kundërshtim me politikat financiare të Bayernit.
Në këto muaj, është përfolur se Coutinho do të luajë sezonin e ardhshëm në Angli, ku Chelsea e Neëcastle janë vënë pas tij. /Telegrafi/