Gjiganti gjerman i futbollit, Bayern Munich ka vendosur të ndryshojë stemën e klubit dhe identiteti vizual i klubit do të kalojë nëpër korrigjime minimale.
Në futbollin modern, klubet shpesh përdorin ndryshimin e stemave të tyre për të ndjekur trendet, dhe Bayern vendosi të bëjë diçka të tillë.
Megjithatë, simbolet e klubit nuk do të ndryshojnë dhe do të mbeten në stemë.
Bayern have slightly updated their logo colours. The new logo keeps the same design and only has a change in colour. Both the red and blue tones have been adjusted to be slightly brighter than the old logo [@Footy_Headlines] pic.twitter.com/bDfXHJjhRw
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) October 16, 2024
Në fillim të këtij viti, Feyernoord ndryshoi stemën e tyre dhe tifozët vështirë se mund të gjenin katër dallime midis stemës së vjetër dhe asaj të re. Tani të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe Bayerni, logoja e re e të cilit tregon një ndryshim, por ka të bëjë vetëm me ngjyrën.
Ajo që do të jetë e re në stemën e Bayernit është ngjyra blu. Në vend të më të errët, tani do të përdoret një nuancë pak më e lehtë e blusë. Të gjitha detajet e tjera tradicionale mbeten të pandryshuara.
Meqë ra fjala, kjo lloj steme e Bayernit, me korrigjime të vogla, përdoret që nga viti 1954 dhe ky do të jetë ndryshimi i katërt i vogël i tij. Kuptimi i logos është i lidhur ngushtë me historinë e rajonit bavarez, kështu që pjesa e brendshme blu dhe e bardhë e stemës përfaqëson flamurin e Bavarisë. /Telegrafi/