Telegrafi

Bayern Munich ndalet në shtëpi nga Stuttgart në ndeshjen e katër golave

Bayern Munich ka barazuar ndaj Stuttugart me rezultat 2-2 në kuadër të javës së gjashtë në Bundesliga.

Bavarezët kishin rast të shënonte me Joshua Kimmich dhe Serge Gnabry, por nuk ia arritën qëllimit.

Në minutën e 36-të erdhi goli i parë kur Mathys Tel i Bayern Munich shënoi as asistimit të Alphonso Davies për 1-0.

Më të filluar pjesa e dytë Serhou Guirassy i VfB Stuttgart barazoi shifrat në 1-1.

Bayern ktheu epërsinë në minutën e 60-të, kur Jamal Musiala shënoi pas pasimit të bukur të Noussair Mazraoui për 2-1.

Kur pritej fitorja e vendasve në skenë doli sërish Guirassy që shënoi për të mposhtur Manuel Neuer nga pika e bardhë për 2-2.

Ky ishte barazimi i tretë për Bayern Munich në tri ndeshjet e fundit, por mbete lider më 12 pikë. /Telegrafi/