Bayern Munich nuk ka mundu të marr më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bayer Leverkusen në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.
Lideri i Bundesligës e nisi më mirë ndeshje, duke shënuar që në rastin e parë.
Niklas Sule shënoi në minutën e 18-të për 1-0, duke i dhënë epërsinë bavarezëve.
Por në minutën e 36-të shifrat u barazuan me Thomas Muller që shënoi në portën e tij për 1-1.
Honours even at HT ⚖️
🔴⚪ #FCBB04 1-1 pic.twitter.com/N9rR4TMfML
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 5, 2022
Leverkusen ka mundur ta mbyll pjesën e parë në epërsi, por Amine Adli dhe Charles Aranguiz nuk shënuan edhe pse kishin raste të mira.
Pjesa e dytë nuk solli pothuajse asgjë edhe pse trajnerët me freskimet e tyre u munduan të gjenin fitoren.
Por rezultati i pjesës së parë mbeti i pandryshuar dhe skuadrat u deshën të kënaqen me nga një pikë.
It finishes all square.
🔴⚪ #FCBB04 1-1 pic.twitter.com/o3I7W2agGr
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 5, 2022
Bayern Munich mbetet lider me 59 pikë, ndërsa Leverkusen zë pozitën e tretë me 45 pikë. /Telegrafi/