Bayern Munich nuk ka arritur të marr më shumë se një barazim (1-1) ndaj Union Berlinit në kuadër të javës së 11-të të Bundesligës.
Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit që filluan të rrezikonin që në minutat e para.
Pas një rasti të mirë në minutën e dytë ata arritën të gjenin golin që në minutën e katërt të ndeshjes.
Grischa Promel arriti të shënonte pas një harkimi nga këndi për 1-0.
Pas golit vendasit tentuan edhe një herë, ndërsa Bayern u kundërpërgjigj me Robert Lewandowskin dhe Serge Gnabryn, por pa arritur të shënojnë.
Bayern e gjeti golin e barazimit vetëm në pjesën e dytë, kur Lewa shënoi për 1-1 në minutën e 68-të.
Wonderful goal by Robert Lewandowski! #FCUFCBpic.twitter.com/WeRMsvQZjF
— noobfcb (@noob_fcb) December 12, 2020
Edhe pse kishte raste nga të dyja anët, më gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll në barazim.
Bayerni tani ka 24 pikë, aq sa RB Leipzig që është në vendin e dytë. /Telegrafi/