Site icon Telegrafi

Bayern Munich ndal në barazim për herë të tretë me radhë, rivalët afrohen me kreun

Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 18-të në Bundesliga.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Eintracht me Randal Kolo Muani, poir gjuajtja e tij shkoi pak jashtë portës.

Bayern Munich rrezikoi në minutën e 31-të, kur Thomas Muller gjuajti nga distanca, por Kevin Trapp ishte në vend.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 34-të, kur Leroy Sane shënoi për 1-0.

Fillimi i pjesës së dytë ishte më i qetë, me skuadrat që nuk rrezikuan shumë.

Por në minutën e 69-ë, një kombinim i mirë mes Daichi Kamadas dhe Randal Kolo Muanit, solli golin e barazimit për 1-1.

Ndeshja nuk solli më gola dhe skuadrat ndanë pikët.

Bayern Munich pas këtij barazimi mbetet lider me 37 pikë, por katër skuadra i ka pas dhe atë shumë afër. Eintracht është i pesti. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version