Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Wolfsburgut në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit gjerman.
Pjesa e parë i takoi në tërësi bavarezëve të cilët e dominuan atë gjatë tërë kohës ku dhe arritën që të shënojnë dy gola.
Golin e epërsisë Bayernit ia dha i riu Lovro Zvoranek i cili në minutën e katërt shënoi për rezultatin 1-0 pas asistimit nga Alphonso Davies.
Në minutën e 13-të Bayerni dyfishoi rezultatin, kësaj radhe përmes Leon Goretzkas i cili shënoi një gol të bukur për 2-0 pas asistimit nga Thomas Muller.
𝗛𝗔𝗟𝗕𝗭𝗘𝗜𝗧 ⏸
Verdiente Führung zur Pause in der Allianz Arena!
♦45'+1 | #FCBWOB | 2-0 ♦ pic.twitter.com/mIzM7UIOca
— FC Bayern München (@FCBayern) May 12, 2024
Në pjesën e dytë ra ritmi i lojës dhe Tuchel pati luksin për të bërë disa ndryshime në formacion duke marrë parasysh epërsinë e krijuar dhe faktin që kampionati tashmë ka përfunduar sa i përket kampionit.
Vendin e Neuerit në pjesën e dytë e zuri Daniel Peretz, ndërsa disa minuta tekniku gjerman ia garantoi edhe të riut Matteo Perez Vinlof.
Me këtë fitore Bayerni shkon në kuotën e 72 pikëve, ndërsa javën e ardhshme do ta luajë ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Hoffenheimit në udhëtim./Telegrafi/