Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Augsburgut në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit gjerman.
Bavarezët dominuan këtë takim që nga minuta e parë, duke mos i lejuar ekipit mysafir në pothuajse asnjë rast që të rrezikojnë portën e tyre.
Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 28-të përmes Jamal Musialas, por gjuajtja e tij u prit me shumë mund nga portieri i Augbsurgut.
Në minutën e 49-të Bayerni iu afrua sërish golit, kësaj radhe me Leon Goretzkan i cili me kokë goditi traversën.
Hochverdient diese Führung!
Jetzt nachlegen, Jungs. 👊 pic.twitter.com/XyJv1Cnict
— FC Bayern München (@FCBayern) November 22, 2024
Pas shumë përpjekjeve Bayerni e gjeti golin në minutën e 63-të përmes Harry Kane i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1-0.
Ishte pikërisht reprezentuesi anglez ai i cili shënoi në të njëjtën mënyrë edhe golin e dytë (91’) duke u treguar sërish i saktë nga penalltia për 2-0.
Kane e gjeti edhe golin e het-trikut vetëm pak çaste pas golit të dytë duke realizuar për 3-0 në minutën e 95-të në portën e hapur.
Me këtë fitore Bayerni shkon në kuotën e 29 pikëve në Bundesliga, tetë më shumë se RB Leipzig që gjendet në pozitën e dytë me 21 sosh dhe nesër (e shtunë) luan ndaj Hoffenheimit./Telegrafi/