Bayern Munich ka barazuar në xhiron e gjashtë të Bundesligas.
Kampioni aktual gjerman nuk ka mundur të triumfojë para shikuesve të vetë kundër Wolfsburgut duke luajtur baras me rezultat 2-2.
Robert Lewandowski, sërish është treguar i saktë nga pika e bardhë si në javën e kaluar. Polaku realizoi gol në të 32 minutë kundër Ujqërve, të cilët u treguan të fortë në mbrojtje.
Arjen Robben ka shënuar golin e dytë për bavarezët pas devijimit të topit prej mbrojtësve të mysafirëve dy minuta pa përfunduar pjesa e parë.
Megjithëse, “Rekordmeister” dominoi në këtë takim, mysafirët realizuan dy gola në 45 minutshin e dytë.
Fillimisht, Maximilian Arnold ishte autor i golit në të 56 minutë pas një goditja prej një distancë prej 30 metrave, ku portierit të “rekordmeister” i rrëshqiti topi nga dora.
Kur pritej që vendasit të shënojnë fitore, mysafirët befasuan edhe me një gol. Ishte mesfushori Daniel Didavi, ai i cili realizoi golin e dytë shtatë minuta para përfundimit të takimit.
Në minutat në vazhdim te dyja ekipet patën disa raste, por asnjëra nuk mundi të gjej rrugën e golit dhe në këtë formë, takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Pas kësaj, Bayerni zë vendin e dytë me 13 pikë, po aq sa ka edhe lideri Borussia Dortmund, i cili do të takohet nesër me Borussia Moenchengladbach. /Telegrafi/
Bayern Munich 1 – 0 Wolfsburg 22/09/2017… by FootballHG
9 rob 22.09.2017 by taftadarka2016
M by Goals_online