Bayern Munich ka fituar 4-0 në udhëtim te Wolfsburgu në kuadër të javës së 34-të në Bundesliga, e që është xhiroja e fundit për këtë edicion.
Pas vetëm katër minutash lojë, Kingsley Coman kaloi Bavarezët në epërsi me një asistim të Thomas Muller.
Bayerni vazhdoi me këtë presion të lartë edhe në minuta në vazhdim duke arritur të dyfishonte epërsinë me anë të Mickael Cuisance (37’) që u asistua nga Coman.
Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, ndërsa në të dytën u shënuar edhe dy të tjera.
Ishte minuta e 70-të kur Bavarezët fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi Robert Lewandowski.
Shtatë minuta më vonë, Thomas Muller (79’), e shënoi golin e katërt për Bayernin, e që ishte edhe i fundit për këtë edicion për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick.
Bayern Munich u shpallë kampion i Bundesligës për të tetën herë me radhë dy xhiro më parë, derisa këtë edicion e mbylli me 82 pikë.
Bavarezët tani do të përballen me Bayer Leverkusenin në finale të DFB Pokal dhe po ashtu do të zhvillojnë ndeshjet e dytë me Chelsean në Ligën e Kampionëve më 7 gusht, gjersa takimin e parë në Stamford Bridge e kishin fituar 3-0. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SDzKtAsF2R0&ab_channel=GiorgiJavoiani
https://www.youtube.com/watch?v=lRAMv_uUFEM&ab_channel=GiorgiJavoiani
https://www.youtube.com/watch?v=U2C4-As15PE&ab_channel=GiorgiJavoiani
https://www.youtube.com/watch?v=Cob8ulWzOuo&ab_channel=FootballHighlights