Site icon Telegrafi

Bayern Munich marshon drejt titullit, fiton ndaj Bayer Leverkusen

Bayern Munich ka marr një fitore në shtëpi ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 30-të të Bundesligës.

Bavarezët shiheshin si favorit absolut në këtë takim, pasi janë shumë afër titullit të kampionit, që do të jetë i 30-ti në histori të klubit.

Në minutën e 7-të, ishte Maxim Choupo-Moting që brenda zonës me një goditje shënoi për 1-0.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1384579192155688960

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në këtë takim. Joshua Kimmich ishte autor i golit për rezultatin 2-0.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1384579498503512065

Edhe pse kishte raste pas golave, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Bayern Munich me këtë fitore i ka 71 pikë, dhjetë më shumë se ndjekësi i parë RB Leipzig kur kanë mbetur edhe katër javë. /Telegrafi/

Exit mobile version