Site icon Telegrafi

Bayern Munich – Maniz, debutojnë Coutinho dhe Perisic në ‘Allianz Arena’- formacionet zyrtare

Bayern Munich dhe Mainz i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së tretë në Bundesligë.

Ndeshja që zhvillohet në ‘Allianz Stadium’ do të fillojë nga ora 15:30, derisa Bavarezët shiheni si favorit në letër, mirëpo mysafirët dinë të jenë arrë e fortë.

Bayerni aktualisht është në vendin e katërt në ligë, gjersa kanë grumbulluar katër pikë, mirëpo Mainzi e ka filluar në mënyrën më të keqe sezonin e ri.

Mysafirët gjenden në vendin e fundit ende pa fitore, andaj kjo u jep shpresë Bavarezëve që t’i marrin tri pikë me lehtësi.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer, Sule, Pavard, Thiago, Lewandowski, Coutinho, Perisic, Hernandez, Alba, Coman, Kimmich.

Formacioni startues i Mainzit: Muller, Aaron, Niakhate, Boetius, Latza, Fernandes, Onisiwo, Pierre-Gabriel, Hack, Baku, Burkardi. /Telegrafi/

Exit mobile version