Telegrafi

Bayern Munich – Leverkusen, formacionet zyrtare

Bayern Munich e ka nisur mjaftë mirë edicionin e ri në Bundesliga.

Skuadra e udhëhequr nga Niko Kovac ka marrë dy fitore në dy takimet e para.

Kampioni në fuqi në javën e tretë do të jetë nikoqir i Bayer Leverkusenit në Allianz Arena.

Bavarezët do të synojnë fitore për tu rikthyer në pozitën e parë të cilën e ka rrëmbyer Borussia Dortmund me fitoren e mbrëmshme.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Neuer, Kimmich, Sule, Boateng, Rafinha, Thiago Alcatara, Tolisso , Muller, Robben, Lewandowski, Gnabry.

Bayer Leverkusen: Hardecky, Jedvaj, Tah, Dragovic, Wendell, S. Bender, L. Bender, Havertz, Bailey, Volland, Kohr. /Telegrafi/