Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Bouchum me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 20-të në Bundesliga.
Bavarezët edhe pse kishin raste, golin e parë e shënuan në fundin e pjesës së parë.
Thomas Muller i iku bukur grackës së pozitës jashtë loje për të shënuar për 1-0.
𝐆𝐎𝐀𝐋 | 𝖡𝖺𝗒𝖾𝗋𝗇 1-0 𝖡𝗈𝖼𝗁𝗎𝗆 (𝖬𝗎𝗅𝗅𝖾𝗋) pic.twitter.com/Lwkoy1ccMj
— EuroFoot (@eurofootcom) February 11, 2023
Bayern Munich në minutën e 64-të, rriti epërsinë, duke shënuar me Kingsley Coman për 2-0.
𝐆𝐎𝐀𝐋 | 𝖡𝖺𝗒𝖾𝗋𝗇 2-0 𝖡𝗈𝖼𝗁𝗎𝗆 (𝖢𝗈𝗆𝖺𝗇) pic.twitter.com/pm2OIj3NNP
— EuroFoot (@eurofootcom) February 11, 2023
Në minutën e 74-të, Serge Gnabry rriti epërsinë në 3-0 për të larguar dilemat e fituesi në këtë përballje.
Bavarezët janë lider me 43 pikë në Bundesligë, ndërsa Buchum mbetet i 15-ti me 19 pikë. /Telegrafi/