Bayern Munich është kthyer te fitorja, duke e mposhtur Union Berlinin me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 27-të.
Bavarezët vinin në këtë ndeshje pas dy barazimeve, dhe fitorja ishte e rëndësishme për ta.
Ndeshja nisi shumë mirë për ta, pasi arritën të shënonin në minutën e 16-të me Kingsley Coman.
Coman 😍 https://t.co/Mh6dehdhFt
— GoncaloDias17 (@goncalo_diass17) March 19, 2022
Union Berlin kishte dy raste të barazonte, por nuk ia arriti.
Në minutën e 25-të, Tanguy Nianzou u gjend më së miri në zonë për të shënuar për 2-0.
Nianzou!!https://t.co/987J5KjgZN
— GoncaloDias17 (@goncalo_diass17) March 19, 2022
Pa u mbyllur pjesa e parë, Robert Lewandowski shënoi për 3-0 nga penalltia, duke e mbyllur dilemën e fituesit.
Lewandowski 😍https://t.co/YJAxnsD32J
— GoncaloDias17 (@goncalo_diass17) March 19, 2022
Me të filluar pjesa e dytë, polaku shënoi edhe njëherë për 4-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Lewandowski 😍https://t.co/odDlHzTAnU
— GoncaloDias17 (@goncalo_diass17) March 19, 2022
Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja u mbyll me fitoren e bavarezëve që tani kanë 63 pikë, shtatë më shumë se Borussia Dortmund. /Telegrafi/