Freiburg dhe Bayern Munich kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga.
Vendasit e nisën më mirë lojën duke rrezikuar dy herë për të shënuar pastaj golin.
Zhvillohej minutan e 12-të e ndeshjes, kur Christian Gunter kaloi në epërsi Freiburgun (1-0).
Pasi pranoi golin, Bayern Munich u hodh në sulm dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 35-të me Mathys Tel për 1-1.
Halbzeit in Freiburg. ⏸️#Packmas in der zweiten Hälfte! 💪#SCFFCB pic.twitter.com/NMBzXLxNu8
— FC Bayern München (@FCBayern) March 1, 2024
Edhe në pjesën e dytë bavarzët ishin më kërkues, duke rrezikuar me Jamal Musialan dhe Harry Kane.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli, kur Musiala shënoi për 2-1, duke i dhënë shpresë skuadrës për një fitore.
Por si zakonisht në minutat e fundit ra mbrojtja e Bayern Munich dhe Lucas Holer arriti të shënojë për 2-2.
Schluss in Freiburg! pic.twitter.com/K0p0ZDMdUf
— FC Bayern München (@FCBayern) March 1, 2024
Me këtë barazim Bayern Munich ka 54 pikë, shtatë pikë pas Bayer Leverkusen që është lider. /Telegrafi/