Telegrafi

Bayern Munich kalon në çerekfinale të DFB Pokal

Bayern Munich ka kaluar në çerekfinale të DFB Pokal, pas fitores 4-3 ndaj Hoffenheimit.

Mysafirët ishin ata që kaluan të parët në epërsi pas vetëm tetë minutash lojë, pasi Jerome Boateng shënoi auto-gol.

Por, epërsia e tyre nuk zgjati shumë, shkaku që Benjamini Hubner (13’) shënoi autogol, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Thomas Muller pranoi një asistim nga David Alaba në minutën e 20-të, për ta përmbysur rezultatin.

Bavarezët arritën të shënonin edhe golin e tretë në Allianz Arena me anë të Robert Lewandowskit (36’), që u asistua nga sulmuesi gjerman.

Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, derisa u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Sulmuesi polak arriti që ta shënonte edhe golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 80-të, e që u shërbye mjaftë mirë nga Joshua Kimmich.

Hoffenheimi më pas ngushtoi epërsinë e Bayernit në 4-2 me golin e Munas Dabbur (82’), duke u asistuar nga Steven Zuber.

Mysafirët shtuan edhe më shumë presionin në fund, duke e ngushtuar epërsinë e vendasve në vetëm një gol me anë të Dabbur (90+2′), por që nuk u mjaftoi.

Ndeshja përfundoi 4-3, duke bërë që kampioni i Bundesligës të kalonte në çerekfinale të DFB Pokal. /Telegrafi/