Telegrafi

Bayern Munich ia kishte ndaluar Oliver Kahnit të udhëtonte në Koln në ditën kur u shpallën kampion të Gjermanisë

Bayern Munich fitoi dje kampionatin gjerman dhe pas ndeshjes klubi njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me drejtuesit, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic.

Gjermani nuk kishte udhëtuar me skuadrën në Koln ku festuan titullin e kampionit.

“E mahnitshme! Urime lojtarëve! Gjithmonë ju kam thënë se mund ta bëni! Gjithmonë jepni gjithçka dhe mos u dorëzoni kurrë. Unë jam jashtëzakonisht krenar për ju dhe këtë arritje! Kam planifikuar të jem me ju në Koln, por klubi më ndaloi të vij në ndeshje”, ka shkruar Kahn në Twitter.

Shpejt erdhi një shpjegim se pse Kahn, ndryshe nga Salihamidzic, i cili ishte në Koln dhe festonte me lojtarët, e kishte të ndaluar të merrte pjesë në ndeshje.

“Kahnit iu tha të premten nga Uli Hoenes dhe Herbert Hainer se do të shkarkohej. Ai u çmendur plotësisht! Kjo është arsyeja pse iu ndalua të udhëtonte në ndeshjen në Koln”, raporton Bild.

Lajmet e gazetës gjermani i ka mohuar ish portieri i madh gjerman. /Telegrafi/