Telegrafi

Bayern Munich humbet një lojtar të rëndësishëm para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, ka thyer dorën gjatë fitores 3-1 kundër Mainz dhe ai do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të ekipit gjerman.

Shkalla e lëndimit u konfirmua nga një skanim mjekësor sipas klubit, ku konfirmuan se lojtari ka kaluar me sukses operacionin. Periudha që do ta shpenzojë jashtë fushe nuk është bërë ende e ditur.

Goretzka pësoi lëndim në dorë menjëherë pasi shënoi golin e tretë të Bayernit ndaj Mainz, pasi u kthye nga grumbullimi me Gjermaninë.

Lëndimi i Goretzka vjen në një moment të keq për kampionët e Gjermanisë, të cilët tashmë kanë një sërë lojtarësh jashtë fushës.

Së bashku me Neuer, i cili nuk ka luajtur për Bayernin që nga nëntori i vitit 2022 për shkak të një aksidenti gjatë skijimit që e la me një këmbë të thyer, kampionët janë gjithashtu pa Serge Gnabry, Noussair Mazraoui, Raphael Guerreiro dhe Dayot Upamecano.

Bayerni do të rikthehet në aksion të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballen me Galatasarayn./Telegrafi/