Bayern Munich ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Bavarezët kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Alianz Arena kundër Borussia Dortmundit me rezultat 2-1.
Rekordmeister e kryen punën e fituesit në pjesën e parë duke realizuar dy gola, të cilën nuk arritën ta përmbysin “milionerët”, megjithëse realizuan një gol.
Jerome Boateng arriti të realizoi gol me kokë në të 12 minutë, kur topin e kthyer nga shtylla horizontale e dërgoi në portën e Burkit.
Thomas Muller pesë minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë shënoi gol pas një asistimi të Robert Lewandowskit.
Golashënuesi i dytë pati edhe një rast të mirë në të 65 minutë, por më i suksesshëm u tregua portieri i Dortmundit.
Kjo e fundit arriti të zvogëloj epërsinë e bavarezëve në të 77 minutë përmes Andriy Yarmolenkos, i cili mori një pasim të saktë nga ana e Shinji Kagawas.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gol dhe kështu, kampionët triumfuan me rezultat 2-1.
Pas kësaj, Bayern Munich kundërshtarin e radhës do ta pres pas hedhjes së shortit. /Telegrafi/
https://youtu.be/-c_oElmHDWI?t=1
https://youtu.be/gwW_DSV-Zg0