Site icon Telegrafi

Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Hertha Berlin, në ndeshjen që u shënuan pesë gola në pjesën e parë

Bayern Munich ka marr një fitore të vështirë ndaj Hertha Berlin me rezultat 3-2, në kuadër të javës 13-të në Bundesliga.

Pjesa e parë ishte shumë e bukur dhe me shumë gola, ku u shënuan pesë të tilla, sidomos në shtatë minutat e fundit, kur të dy skuadrat shënuan nga dy herë.

Ndeshjen e hapi Bayern Munich që realizoi për 1-0 në minutën e 12-të, Saido Mane asistoi për Jamal Musialan që shënoi në portën e Hertha Berlin.

Eric Maxim Choupo-Moting dyfishoi epërsinë në minutën e 37-të kur gjeti rrjetën për 2-0.

I njëjti lojtar arriti të shënojë sërish pas dy minutash për rezultatin 3-0.

Por kryeqytetasit nuk e kishin ndërmend të dorëzoheshin dhe në minutën e 40-të ngushtuan epërsinë në 3-1 me golin e Dodi Lukebakios.

Pas dy minutash Hertha fitoi penallti dhe nga pika e bardhë ishte i saktë David Selke për 3-2.

Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ulët, ku një gol u shënuan nga Bayern Munich, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Bayern Munich pas kësaj fitoreje mbetet lider me 28 pikë, ndërsa Hertha Berlin me 11 pikë mban pozitën e 14-të. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version