Bayern Munich ka arritur me shumë vështirësi që ta mposht Union Berlinin në kuadër të javës së nëntë në Bundesligë.
Kampioni në fuqi i ligës gjermane fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj rivalëve në Allianz Arena.
Pas vetëm 13 minutash lojë, Benjamin Pavard i kaloi Bavarezët në epërsi, e që doli të ishte i vetmi në pjesën e parë,.
Halbzeit!#MiaSanMia #FCBFCU pic.twitter.com/ObqIeXSFs2
— FC Bayern München (@FCBayern) October 26, 2019
Pjesa e dytë filloi përsëri më mirë për vendasit, që dyfishuan rezultatin me anë të Robert Leaandowskit (53’).
Union Berlini kishte shansin që ta ngushtonte epërsinë me anë të Sebastian Andersson në minutën e 58-të, mirëpo dështoi nga pika e bardhë.
Nur ein Wort: WELTKLASSE! 🤩#MiaSanMia #FCBFCU #LewanGOALski @lewy_official pic.twitter.com/s1ZWNcvyNJ
— FC Bayern München (@FCBayern) October 26, 2019
Por, mysafirët e fituan edhe një penallti, të cilën e shndërroi në gol Sebastian Polter (86’) për rezultatin 2-1, e që ishte përfundimtar.
Pas javës së nëntë, Bayern Munich është bërë lider i ligës me 18 pikë, ndërsa në xhiron e dhjetë do të takohen me Eintracht Frankfurtin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=a4PnmbiXWW8
https://www.youtube.com/watch?v=rhlcdSynX7I