Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 6-1 ndaj Werder Bremen në kuadër të javës së 14-të të Serie A.
Pjesa e parë ishte shumë e mirë, sidomos për vendasit që shënuan katër herë, por pranuan një gol.
Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 6-të, kur Jamal Musiala shënoi për 1-0.
Në minutën e 10-të u barazua rezultati në 1-1 me golin e Anthony Jung të Werder Bremen.
28 minutes. 4 goals. pic.twitter.com/qrCfKZgcPD
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) November 8, 2022
Bayern fitoi penallti në minutën e 18-të, por Eric Maxim Choupo-Moting gaboi nga 11 metra.
Por nuk vonoi shumë dhe Bayern Munich ktheu epërsinë, kur Serge Gnabry shënoi për 2-1 në minutën e 22-të.
Për dy minuta tjerë bavarezët shënuan edhe dy herë të tjera, me Leon Goretzkan dhe Gnabryn për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 4-1.
Three goals in one photo 📸
🔴⚪ #FCBSVW 4-1 pic.twitter.com/1V2ooAP5jq
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) November 8, 2022
Në pjesën e dytë bavarezët nuk u ngutën pasi që e kishin rezultatin në xhep.
Gnabry kompletoi het-trikun e tij në minutën e 82-të për 5-1.
HAT TRICK! pic.twitter.com/Ym9Ii96n8u
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) November 8, 2022
Në fund kishte festë edhe për të riun 17 vjeçar, Mathys Tel, që shënoi për 6-1.
Bayern Munich vazhdon të mbetet lider me 31 pikë pas 14 javësh. /Telegrafi/