Bayern Munich ka vazhduar me fitoren e radhës, duke e mposhtur me rezultat 3-1 Greuther Fuerth në kuadër të javës së gjashtë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0, me dy golat e shënuara nga Thomas Muller (10′) dhe Joshua Kimmich (31′).
Në fillimin e pjesës së dytë, Bayern mbeti me një futbollist më pak pasi Benjamin Pavard u ndëshkua me karton direkt të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në futbollistin kundërshtar, në minutën e 48-të.
So far, so good 💪
🔴⚪ #SGFFCB 0-2 pic.twitter.com/YypduVg9hU
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) September 24, 2021
Përkundër se ishte me një futbollist më pak, ‘bavarezët’ realizuan edhe golin e tretë, i cili u mendua se u shënua nga Leëandoëski, megjithatë u regjistrua si autogol i Griesbeck në minutën e 68-të.
Krejt në fund para mbylljes së takimit, vendasit shënuan golin e nderit nëpërmjet Cedric Itten pas një krosimi të bukur në minutën e 88-të, për t’i dhënë fund epilogut final me rezultat 3-1 në të mirë të ‘bavarezëve’.
Ndonëse Bayern fitoi, kjo mund të jetë një natë dëshpëruese për sulmuesin Robert Lewandowski i cili nuk arriti të realizonte dhe të barazonte rekordin e legjendës Gerd Muller duke shënuar në 16 ndeshje radhazi në Bundesliga.
Five league wins on the bounce 🙌
🔴⚪ #SGFFCB 1-3 pic.twitter.com/jEwJ88rKk3
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) September 24, 2021
Polaku mbyll ecurinë e 15 ndeshjeve radhazi duke e shënuar së paku një gol në Bundesliga, gjersa në të gjitha garat ishte në ecuri prej 19 ndeshjeve radhazi, ecuri që filloi nga shkurti i këtij viti./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EnHRKqhhA5k&ab_channel=DR9FootballTV%E2%9A%BD%EF%B8%8F