Telegrafi

Bayern Munich fiton me lehtësi në ‘Allianz Arena’

Bayern Munich e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Cervena Zvezdan me rezultat 3-0.

Bavarezët e dominuan dukshëm ndeshjen, duke i renditur rastet.

Por për golin e parë u desh të pritej minuta e 34-të kur Kingsley Coman shënoi për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë e njëjta situatë, Bayern sulmonte, ndërsa Zvezda mbrohej.

Robert Lewandowski e siguroi fitoren me një gol në minutën e 80-të.

Në fund shënoi edhe Tomas Muller për 3-0.

Pas kësaj ndeshje Bayern Munich ka tri pikë. /Telegrafi/