Site icon Telegrafi

Bayern Munich fiton me goleadë ndaj Eintrach Frankfurtit

(Foto: Andreas Gebert/Pool via Getty Images/Guliver)

Bayern Munich ka arritur që të mposht Eintracht Frankfurtin në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga me rezultat 5-2.

Bavarezët e filluan mjaftë mirë takimin duke kaluar në epërsi me anë të Leon Goretzkas që shënoi gol në minutën e 17-të me një asitim të Thomas Mullers.

Kur po përfundonte pjesa e parë, sulmuesi gjerman (41′) ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, derisa u shërbye mjaftë mirë nga Alphonso Davies.

(Foto: Andreas Gebert/Pool via Getty Images/Guliver)

Edhe pjesa e dytë pati një start më të mirë për vendasit që e trefishuan rezultatin me anët të Robert Lewandowskit që shënoi në minutën e 46-të me një asist të Kingsley Coman.

Mirëpo, për tre minuta, mbrojta e Bayernit i shpartallua, duke pësuar dy gola. Ishte Martin Hinteregger (52’/53′), që shënoi dy herë, derisa Sebastian Rodde ishte asistuesi.

(Foto: Andreas Gebert/Pool via Getty Images/Guliver)

Por, kampioni në fuqi i ligës gjermane nuk lejoi të befasohet dhe e thelloi epërsinë me golin e shënuar nga Davies që realizoi në minutën e 61-të.

Bavrezët në minutën e 74-të u ndihmuan nga Hinteregger, që shënoi autogol, e që në fund rezultati final ishte 5-2.

Pas javës së 27-të, Bayerni vazhdon të jetë lirë me 61 pikë, gjersa në xhiron e 28-të takohet Borussia Dortmundin që është në pozitën e dytë dhe ka 57 pikë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version