Telegrafi

Bayern Munich fiton edhe Superkupën e Gjermanisë, mposht Borussia Dortmundin në trilerin e pesë golave

Bayern Munich e ka mposhtur Borussia Dortmundin në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë me rezultat 3-2.

Ndeshja ishte e bukur me raste dhe gola, ku në fund bavarezët morën triumfin e radhës.

Fillimisht të dy skuadrat kishin raste, kur Marco Reus e Corentin Tolisso rrezikuan, por nuk qëlluan portë.

Francezi Tolisso nuk gaboi në tentimin e dytë dhe u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur për të tundur rrjetën për 1-0 në minutën e 18-të të ndeshjes.

 

Bayern nuk u ndal dhe në minutën e 32-të e gjeti edhe golin e dytë. Alphonso Davies e gjen bukur në zonë me një harkim Thomas Muller i cili me kokë shënon për 2-0.

 

Por Borussia u kthye shpejt në lojë.

Julian Brandt pranon një top në zonë dhe me një goditje të fuqishme shënon për 2-1.

 

Pjesa e dytë nisi mirë për Dortmundin. Në minutën e 55-të barazohet rezultati në 2-2.

Erling Haaland mori një pasim të bukur nga Thomas Delaney, u fut në zonë dhe shënoi për të barazuar shifrat.

 

Dormundi mori zemër dhe kërkonte golin e fitore, ku Haaland humbi një rast të mirë për të kaluar në epërsi skuadrën e tij.

Bayern kur ka mundësi nuk fal. I tillë ishte edhe rasti në minutën e 82-të kur Josua Kimmich u fut në zonë, gjuan bukur por portieri mbron, por me goditjen e dytë edhe pse nga një pozitë e vështirë arriti të gjejë golin për 3-2.

 

Deri në fund gola më nuk kishte, duke bërë që Bayern Munich të fitojë Superkupën e Gjermanisë. /Telegrafi/