Site icon Telegrafi

Bayern Munich fiton sërish ndaj Lazios, Vedat Muriqi i pafat në këtë takim

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Lazios me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë të 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Bavarezët ndeshjen e parë të zhvilluar në Romë e kishin fituar me rezultat të thellë 4-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6-2 kalojnë në çerekfinale.

Fillimi i ndeshjes nuk solli shumë, pasi që Bayern kishin rezultatin nga ndeshja e parë, ndërsa Lazio tentoi të bëjë më shumë, por nuk ia arriti.

Në minutën e 31-të të ndeshjes Vedat Muriqi kap për fanelle një lojtar të Bayern dhe gjyqtari akordon penallti.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Robert Lewandowski që shënoi për 1-0.

https://www.youtube.com/watch?v=NlsF263dkmI

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë fillimi ishte më i zbehtë, por minutat e fundit dolën të jenë interesant.

Në minutën e 73-të Bayern Munich ngriti shifrat në 2-0 me Maxim Choupo-Moting që mori një pasim nga David Alaba.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1372301250117652480

Por Lazio arriti ta shënojë golin e nderit dhe atë në minutën e 82-të, kur pasimin e Andreas Pereira e ktheu në gol Marco Parolo për 2-1.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1372301933256523778

Krejt kjo ishe çfarë arritën të bënin italianët, që u eliminuan nga kjo garë, ndërsa Bayern edhe këtë vit futet në mesin e tetë më të mirave të Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version